Hidrogjeni është gazi më i zakonshëm në univers bashkë me heliumin. Në temperaturë standarte , hidrogjeni është një gaz i pangjyrë, pa erë dhe pa shije. Gaz diatomik jo-toksik, jo metalik dhe shumë i djegshëm. Me formulën molekulare H2. E zbuluar në shekullin e 17-të nga Henry Cavendish, i cili zbuloi se hidrogjeni është një lëndë djegëse shumë e fuqishme. Temperatura e ndezjes automatike të hidrogjenit është 500 gradë. Hidrogjeni së bashku me oksigjenin luajnë rolin kryesor në këtë teknologji. Të dyja kanë aftësinë për të shpërber materiale të ngurta, si për shembull karbonin.

Reagimi fizik

Proces fizik  i quajtur sublimim është një proces në të cilën një substancat e ngurta  kalojnë direkt në gjendje të gaztë pa kaluar në gjendje të lëngët . Ky proces thith nxehtësinë, që quhet nxehtësia e sublimit. Gjatë sublimit thyhen lidhjet midis grimcave të ngurta. Teorikisht, të gjitha lëndët e ngurta sublimohen.

Gazi Oksi-Hidrogjen  ka aftësinë për të shpërbër depozitat e karbonit në çdo motor pa çmontime. Në këtë mënyre karboni i ngurtë kthehet në gjendje të gaztë  dhe del nga sistemi i shkarkimit të automjetit.

Reagimi kimik

Reagimi kimik  midis hidrogjenit dhe karbonit u  zbulua nga kimisti i quajtur Avramenko gjatë vitit 1946. Ai zbuloi se karboni reagon me atomet e hidrogjenit në një temperaturë prej 30 dhe 950 gradë Celsius.  Fakt është se ne tashmë kemi një temperaturë dhe compresim në çdo motor me djegie të brençme. Temperatura krijohet nga karburanti I injektuar dhe procesi i djegies. Duhen dy faktorë që të kemi një reagim ndërmjet karbonit dhe hidrogjenit.

Gaz Oxy-hidrogjen
Duke bërë një përzierje të HHO dhe karburantit të motorrit, ne krijojmë djegie më të plotë dhe më të shpejtë në motorr. Praktikisht, kur kemi një djegie të gazit Hidrogjen dhe kemi depozitime karbonike, ato do të transformohen në hidrokarbure dhe do të digjen si lëndë djegëse. Rezultati që marrim pas reagimit është 91% metan. Në të njëjtën kohë nuk e shtojmë temperaturën brenda motorrit, përkundrazi zvogëlojmë temperaturën.

Temperatura në motor

Pse temperatura po ulet? Gazi HHO ka 2/3 pjesë të hidrogjenit të pastër 100% dhe 1/3 e kësaj përzierjeje të gazit është Oxygen 100% e pastër. Si fakt që motori me djegie të brendshme përdor ajër me përmbajtje oksigjeni prej rreth 21%, procesi i djegies ka një shpejtësi të caktuar të djegies. Pasi të shtojmë gazin HHO në motor, sasia e oksigjenit është shumë më e madhe dhe shpejtësia e djegies rritet. Pra, kur rritet shpejtësia e djegies, respektivisht temperatura e motorit bëhet më e ulët. Përndryshe, kur shpejtësia e djegies është më e ulët, ne krijojmë një temperaturë shumë më të madhe.

Motorët me djegie të brendshme
Në ditët e sotme, motorët me diegie të brënshme krijojnë depozita të karbonit gjatë funksionimit të tyre. Kështu u bënë një problem më i madh, kur organizatat Ekologjike shtynë industrinë e automobilëve për t’i bërë më makinat më me pak ndotje. Motorët Otto filluan të vuajnë gjithnjë e më shumë nga depozitat e karbonit në pjesë të ndryshme si: turbo, valvula motorike, kokat e pistonave, DPF etj. Ne kemi një zgjidhje unike për të hequr depozitat e karbonit dhe blozën. Auto Pastrim Karboni është një makineri për të ndihmuar automjetet të pastrohen nga karboni pa asnjë cmontim të pjesëve motorike.

Rezervoni orarin tuaj !